Sokol Hoxha ekstradohet/ Si një sherr për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Sokol Hoxha ekstradohet/ Si një sherr për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ekstraduar drejt Shqipërisë Sokol Hoxhën, personin e akuzuar për një ngjarje të rëndë kriminale të vitit 1997, për të cilën ai ishte shpallur në kërkim prej rreth tre dekadash. Hoxha, i arrestuar disa muaj më parë në SHBA, do të përballet me drejtësinë shqiptare për vrasjen e vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj në Patos, ngjarje e ndodhur më 30 mars të vitit 1997. Sipas dosjes hetimore, konflikti që çoi në ngjarje nisi pas një mosmarrëveshjeje për një kasetofon makine. Hetimet dhe vendimet gjyqësore kanë përcaktuar se pas një përplasjeje mes disa personave, situata ka degjeneruar në përdorim armësh, ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Banaj. Sipas akteve të dosjes, Sokol Hoxha dhe Dritan Selimi janë shpallur fajtorë për vrasjen...