SMS mashtruese në emër të bankave, arrestohet 1 person. Policia: Mos klikoni linqe të dyshimta

SMS mashtruese në emër të bankave, arrestohet 1 person. Policia: Mos klikoni linqe të dyshimta

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Banka e Rreme 2”, në kuadër të goditjes së krimit kibernetik dhe mbrojtjes së qytetarëve nga mashtrimet online. Sipas Policisë, autorët kishin ngritur një skemë mashtrimi të tipit “smishing”, përmes së cilës qytetarëve u dërgoheshin mesazhe SMS në emër të një banke të nivelit të dytë. Në mesazhe kërkohej përditësimi i të dhënave bankare përmes klikimit të një linku mashtrues, i cili imitonte faqen zyrtare të institucionit financiar. Si pasojë, disa qytetarë kanë dhënë të dhënat e tyre bankare dhe janë bërë viktima të mashtrimit. Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e shtetasit I.K., 25 vjeç, me nënshtetësi holandeze, i dyshuar si autor i skemës kriminale. Gjithashtu, policia shpalli në kërkim shtetasin A.R., i dyshuar...