Sinjal SOS nga mali i Çikës, dy turistë gjermanë humbin orientimin, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

Sinjal SOS nga mali i Çikës, dy turistë gjermanë humbin orientimin, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

Dy turistë gjermanë kanë mbetur të bllokuar në malin e Çikës, pasi kanë humbur orientimin gjatë eksplorimit në terrenin e vështirë malor. Ata kanë lëshuar sinjalin SOS, duke vënë në lëvizje menjëherë strukturat e emergjencës. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej turistëve dyshohet se mund të jetë dëmtuar ose të ketë shfaqur probleme shëndetësore, duke e bërë më të vështirë situatën. Në zonë janë nisur forcat speciale Delta Force, shërbimet e Policisë së Vlorës dhe punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, të cilët po zhvillojnë operacionin e kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e sigurt të turistëve. Për ndërhyrjen është njoftuar edhe një helikopter, i cili pritet të angazhohet nëse terreni i thyer malor dhe gjendja e turistëve do të kërkojnë transport ajror. Operacioni vijon ende...