Shuhet zjarri në Levenisht të Gjirokastrës

Shuhet zjarri në Levenisht të Gjirokastrës

Një zjarr i përhapur në orët e mbrëmjes në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Levenisht, në vendin e quajtur Milava është shuar rreth orën 02.50 të natës. Njoftimi Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër njofton se në orën 21:30 është marrë njoftim për një zjarr të rënë në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Levenisht, në vendin e quajtur Milava. Për shkak të përmasave të zjarrit dhe rrezikut të përhapjes së tij në një sipërfaqe më të gjerë, u angazhua e gjithë Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër, me synim izolimin dhe vënien sa më të shpejtë nën kontroll të flakëve. Terreni tepër i vështirë dhe intensiteti i zjarrit e bënë operacionin një sfidë të madhe për efektivët. Falë ndërhyrjes profesionale, përkushtimit, durimit dhe vendosmërisë së forcave zjarrfikëse,...