Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!
Një pensionist 68-vjeçar italian nuk mundi t’i shpëtonte dot plagëve të rënda të shkaktuara nga një aksident një javë më parë (e premte, 10 prill), në Treviso, pasi u godit nga një makinë SUV e drejtuar nga një shqiptar. Ngjarja ndodhi ndërsa i moshuari po kalonte rrugën në Piazza Garibaldi, Ponte di Piave. Pas agonisë së kaluar midis jetës dhe vdekjes në Spitalin Ca’ Foncello në Treviso, ku u shtrua në kujdes intensiv, zemra e tij u ndal. Viktima është Ettore Parisi, banor i zonës ku ndodhi ngjarja në orën 9:00 të mëngjesit. Autori tashmë nën hetim është një 42-vjeçar shqiptar, që drejtonte një Hyundai Tucson, po banues në Ponte di Piave. Është ende e paqartë nëse viktima ishte në kalimin për këmbësorë kur kaloi...
Burimi:
javanews.al