Shqiptari derdh 1 mijë litra mbetje toksike në burim/ Alarmohet qyteti francez, mbyllet stacioni i ujit të pijshëm

Shqiptari derdh 1 mijë litra mbetje toksike në burim/ Alarmohet qyteti francez, mbyllet stacioni i ujit të pijshëm

Një shqiptar u arrestua të hënën rreth orës 18:30, ndërsa po derdhte afro 1.000 litra me përzierjeje toksike në një burim në Cahagnes të Francës. Sipas medieve franceze, ky akt ndotjeje i qëllimshëm kërkoi ndërhyrjen e një njësie të specializuar të zjarrfikësve dhe solli mbylljen parandaluese të një stacioni të ujit të pijshëm. I dyshuari, një shtetas shqiptar rreth të tridhjetave, që punonte në një kantier pranë zonës, u kap duke zbrazur një depozitë nga një kamion në këtë rrjedhë ujore, degë e lumit Drome. Sipas medieve franceze, depozita përmbante hidrokarbure dhe produkt kundër mykut për çati. Alarmi u dha nga një dëshmitar okular, duke lejuar ndërhyrjen e shpejtë të xhandarmërisë. Shtatëmbëdhjetë zjarrfikës nga katër qendra shpëtimi u mobilizuan për të vendosur barriera thithëse me...