Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë

Shqipëria renditet si një nga 10 vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat. Sipas të dhënave, që për Shqipërinë janë të disponueshme për vitin 2023, në vend kishte 182 të burgosur për 100 mijë banorë, nga 113 që është mesatarja e Bashkimit Europian për 2024 dhe 111 në 2023-n. Rekordin në Europë e mban Turqia, që në vitin 2024 kishte 342 të burgosur për 100 mijë banorë, gjithsesi me rënie nga viti i mëparshëm, kur shifra ishte 449. Mali i Zi kishte 170 të burgosur për 100 mijë banorë në 2023-n, ndërsa në 2024-n treguesi u rrit në 191, duke kryesuar në rajon, së bashku me Shqipërinë....