Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt kontrolleve të përbashkëta në Qafë Thanë-Qafasan, synohet ulja e pritjeve në kufi

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt kontrolleve të përbashkëta në Qafë Thanë-Qafasan, synohet ulja e pritjeve në kufi

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po hedhin një tjetër hap për lehtësimin e kalimit në kufi. Administratat doganore të dy vendeve kanë nisur hartimin e një Protokolli të ri për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta kufitare, me synimin për të përshpejtuar procedurat doganore, për të ulur kohën e pritjes dhe për të lehtësuar tregtinë e lëvizjen e udhëtarëve. Për këtë arsye, delegacionet e drejtuara nga drejtori i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare, Besmir Beja, dhe drejtori i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikolovski, zhvilluan një vizitë në pikën e përbashkët kufitare Qafë Thanë–Qafasan, ku diskutuan zbatimin praktik të marrëveshjes dhe finalizimin e Protokollit. “Bashkëpunimi mes administratave tona doganore dëshmon se rezultatet arrihen kur ekziston vullneti për të punuar së bashku. Përmes këtij Protokolli do të harmonizojmë...