Shpërthimi me tritol në lokalin e Noizy-t/ Dëshmon babai i reperit: … s’mbaj mend çfarë kam ngrënë dje

Shpërthimi me tritol në lokalin e Noizy-t/ Dëshmon babai i reperit: … s’mbaj mend çfarë kam ngrënë dje

Mes 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Laert Haxhiut në procesin gjyqësor ndaj grupit të tij, i cili po gjykohet si kreu i një grupi kriminal për 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë, ka dëshmuar Bashkim Rajku, babi i këngëtarit Noizy (Rigels Rajku) prona e të cilit ishte shënjestër e nië ngjarje kriminale me tritol në Durrës 4 vite më parë. Bashkim Rajku: Para 4 vjetësh ka ndodhur një shpërthim me tritol në biznesin tim. Kam qenë në gjumë, morëm vesh për ngjarjen, shkuam poshtë dhe gjetëm lokalin të shkatërruar. Banesa është në kat të pestë të të njëjtit objekt. E kemi dëgjuar zhurmën. Aty punonte stafi, shitëset, nuk kanë qenë punë, ka qenë i mbyllur...