Shpërthimi me tritol në Balldre, arrestohet autori nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori nga Kruja

Shpërthimi me tritol në Balldre, arrestohet autori nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori nga Kruja

Policia e Lezhës ka arrestuar një 55 vjeçar nga Tirana, si autor i vendosjes së tritolit në një sipërfaqe toke në fshatin Balldre. Uniformat blu kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorin e tij, 35 vjeçarin me iniciale E.Z nga Kruja. Ndërkohë, vijon hetimi për të sqaruar dhe dokumentuar motivin e kësaj ngjarjeje. Njoftimi i policisë: Lezhë/Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të ngjarjes së ndodhur dje, në fshatin Balldren i Vjetër. Vihet në pranga njëri nga autorët e shpërthimit të lëndës plasëse. Identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të...