Shpërthim tritoli në Tiranë, detajet e para
Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Mjull-Bathore, në Tiranë. Policia bën me dije se lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Blutë po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. “Rreth orës 04:45, në rrugën “Haki Husha”, Mjull-Bathore, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.
Burimi:
vizionplus.tv