Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt teknik

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt teknik

Një makinë ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë. Raportohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë, gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues D.L, 61 vjeç. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Njoftimi: Më datë 05.08.2026, rreth orës 22:10, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë, gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin D. L., 61 vjeç. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.