Vendi nën pushtetin e flakëve/ 14 vatra zjarri në 10 orë, 7 vijojnë aktive – situata më e rëndë në Mallakastër
14 vatra zjarri janë regjistruar në vetëm 10 orët e fundit në vend, ndërsa 7 prej tyre vijojnë të jenë aktive. Flakët kanë përfshirë disa qarqe të vendit. Zjarri më problematik raportohet në zonën e Mallakastrës, në fshatrat Riban dhe Ngraçan, ku flakët kanë marrë përmasa dhe po punohet për të frenuar përhapjen drejt zonave të banuara. Në operacion janë angazhuar forca nga disa bashki, efektivë të FA dhe mjete ajrore. Edhe zona e Dajtit vijon të jetë nën monitorim, ku ndërhyrja për shuarjen e zjarrit vazhdon me pjesëmarrjen e strukturave të mbrojtjes civile dhe Forcave të Armatosura. Autoritetet thonë se për momentin nuk ka rrezik për banesat. Në qarkun e Elbasanit disa vatra janë vënë nën kontroll, ndërsa në zonën malore mes Stegopullit dhe...
Burimi:
syri.net