E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

Një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e sotme në 5 gusht në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në lagjen nr. 15. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi D. N. ka përplasur këmbësorin me inicialet Xh. Zh. Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë: Durrës / Informacion paraprak Rreth orës 21:45, në lagjen nr....