Shpejtësi deri në 230 km/h, Policia vendos 1,100 gjoba në një javë, Hita: Siguria rrugore, përparësi

Shpejtësi deri në 230 km/h, Policia vendos 1,100 gjoba në një javë, Hita: Siguria rrugore, përparësi

Siguria rrugore vijon të jetë në fokusin e Policisë së Shtetit, e cila ka intensifikuar kontrollet në akset kryesore dhe interurbane përmes përdorimit të mjeteve inteligjente. Vetëm gjatë javës së fundit janë vendosur 1,100 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë, ndërsa në disa raste drejtuesit kanë lëvizur me shpejtësi deri në 230 km/h. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, inspektoi nga terreni masat e marra nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit. Gjatë inspektimit në aksin interurban kryesor Rrogozhinë-Durrës, Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, bëri të ditur se Policia po përdor mjete inteligjente për monitorimin automatik të shpejtësisë. Sipas Vatocit, pajisje të ngjashme janë të dislokuara në akset kryesore rrugore në...