“Shkrirja” e Policisë së Sarandës! Si u bë ndërtimi pa leje “mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt

“Shkrirja” e Policisë së Sarandës! Si u bë ndërtimi pa leje “mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt

Një skemë e mirëfilltë korrupsioni dhe bashkëpunim me bandat kriminale është zbuluar nga Policia e Shtetit dhe Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Sarandë. Protagonistë në këtë skemë kriminale ishte pikërisht shefi i Komisariatit në Sarandë Gëzim Bashllari i cili është arrestuar nga blutë. Në pranga kanë rënë gjithashtu dhe tre vartësit e tij Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj. Të katër zyrtarët e policisë akuzohen për tre vepra penale, shpërdorim detyre, kryerja e veprimeve arbitrare dhe mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme kryer në bashkëpunim. Arrestimi i tyre vjen pas një hetimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe AMP ku u zbulua ndërtimi pa leje në një hapësirë plazhi në lagjen nr.1 në Sarandë. Për rastin gjithashtu u...