‘Shkelje në tendera publikë’/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 11 zyrtarë të Bashkisë Kolonjë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 12 persona, mes tyre kryetarin e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, lidhur me disa procedura prokurimi publik të zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Bashkia Kolonjë. Sipas SPAK, Isai akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryera në bashkëpunim. Në të njëjtin procedim janë marrë të pandehur edhe ish-zyrtarë të ARRSH-së, punonjës të Bashkisë Kolonjë dhe përfaqësues të një kompanie private. Hetimet kanë zbuluar shkelje të dyshuara në procedurën e prokurimit për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, me vlerë rreth 2.88 miliardë lekë. Sipas SPAK, dokumentacioni projektues i paraqitur si nismë e Bashkisë Kolonjë...
Burimi:
syri.net