Shkaku i atentatit në Milot dyshohet të jetë një divorc, 30-vjeçari u plagos nga ish-kunati

Shkaku i atentatit në Milot dyshohet të jetë një divorc, 30-vjeçari u plagos nga ish-kunati

Një konflikt familjar i lidhur me një divorc është pista kryesore ku po përqendrohen hetimet për atentatin e ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Urës së Milotit. Sipas të dhënave paraprake të bëra publike nga gazetari Elvis Hila, grupi hetimor po shqyrton mundësinë që ngjarja të ketë ardhur pas një përplasjeje mes autorit të dyshuar dhe 30-vjeçarit që ishte objektiv i sulmit. Dyshohet se konflikti ka nisur pas ndarjes së 30-vjeçarit nga bashkëshortja e tij, e cila është motra e personit të dyshuar si autor i ngjarjes. Përplasjet mes palëve dyshohet se janë përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në aksin pranë Urës së Milotit, ku sipas policisë, shtetasi Gj. Gj., duke lëvizur me një automjet tip...