Shiste kokainë dhe organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër
Një i ri është vënë në pranga pasi akuzohet se në lokalin në pronësi të tij organizonte lojëra fati si dhe shiste kokainë. Gjatë operacionit të koduar “Game Over” gjatë kontrolleve në një lokal në fshatin Bajzë, u gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, 1 makinetë dhe celularë që përdoreshin për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme në këtë ambient. Nga verifikimet rezultoi se edhe lokali nuk ishte i regjistruar në organet kompetente. Për rastin policia arrestoi në flagrancë 26-vjeçarin G. P., 26 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj. Sekuestrohen nga lokali, doza Kokaine, 4 celularë dhe 1 makinetë për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe një shumë...
Burimi:
javanews.al