Sherri në kafazin e gjyqit, vëllezërit Bushgjokaj futen në izolim: Na provokoi Petrit Çakri!

Sherri në kafazin e gjyqit, vëllezërit Bushgjokaj futen në izolim: Na provokoi Petrit Çakri!

Vëllezërit Bushgjokaj, Kristi, Fation dhe Aleksandër janë futur në izolim pas sherrit brenda kafazit në seancën gjyqësore, me Petrit Çakri. Gjatë seancës së radhës këtë të premte ata kanë pretenduar se Petrit Çakri i ka provokuar. Vëllezërit janë futur në izolim ndërsa i kërkuan ndjesë gjykatës dhe prokurorisë për incidentin. Ata kërkuan ndryshim mase sigurie, kërkesë që u rrëzua. I pari që ka nisur konfliktin ishte Kristi Bushgjoka, i cili goditi Petrit Hoxhën, i njohur edhe me mbiemrin Cakraj. Shkak për sherrin u bë deklarata e Petrit Hoxhës, i cili implikoi vëllezërit në vrasjen e Renis Dobrës, duke mohuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje. Në konflikt janë përfshirë edhe dy vëllezërit e tjerë, Aleksandër dhe Fation Bushgjokaj, duke goditur me grushte dhe shkelma Petritin....