Sherri me çobanin ‘e nxori zbuluar’, 43-vjeçari që vrau policin “ka qenë pjesë e forcave Komando”

Sherri me çobanin ‘e nxori zbuluar’, 43-vjeçari që vrau policin “ka qenë pjesë e forcave Komando”

Një ngjarje e rëndë tronditi sot zonën e Lozhanit në Maliq, ku efektivi i forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërroi jetë në krye të detyrës pasi u qëllua për vdekje nga i shumëkërkuari Violant Braçellari. Kolegu i tij, Edison Adri, mbeti i plagosur. Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Opinion”, bëri me dije se ishte çobani që Braçellari kishte punësuar në stanin ku fshihej prej 10 vitesh për t’u kujdesur për bagëtitë, ai që kishte dhënë indicien në polici për vendndodhjen e 43-vjeçarit, i dënuar me 10 vite burg për kultivim dhe trafikim të narkotikëve. “Violand Braçellari, 43 vjeç, ndodhej i fshehur në Lozhan të Maliqit. Ai jetonte prej 10 vitesh atje dhe kishte një çoban, të cilin e paguante për...