Sherr mes të rinjve në një lavazh në Fier, një person i plagosur me thikë

Sherr mes të rinjve në një lavazh në Fier, një person i plagosur me thikë

Një konflikt që ka nisur midis dy të rinjve në një lavazho në lagjen “15 Tetori” në Fier, ka degraduar në përdorimin e thikës. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e cila po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave.