Sherr me thika në Tiranë, një plagosur çohet me urgjencë në spital

Sherr me thika në Tiranë, një plagosur çohet me urgjencë në spital

Një konflikt i çastit mes tre personave ka degjeneruar në dhunë fizike dhe në përdorimin e armëve të ftohta në kryeqytet, duke shkaktuar një të plagosur. Sipas të dhënave të para, pas një konflikti për motive ende të pasqaruara, një prej të rinjve të përfshirë në sherr ka nxjerrë thikën duke goditur njërin nga personat e tjerë. I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt ambientit spitalor për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se pas ndërhyrjes së mjekëve, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.