Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi
Një person ka mbetur i plagosur me thikë në fshatin Golem të Lushnjës pasditen e të shtunës. Gjithçka nisi si një konflikt për motive banale mes dy personave, që degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta. Sipas burimeve policore, një person mbeti i plagosur dhe përfundoi në spital. Ai është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Burimi:
javanews.al