Shërbente si furnizues i heroinës, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

Shërbente si furnizues i heroinës, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

Policia e Kurbinit ka finalizuar operacionin e koduar “Veprimtaria”, i cili kishte në fokus goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i ndërhyrjes, është arrestuar në flagrancë shtetasi me iniciale S. K., 48 vjeç, banues në Kurbin, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe kultivim të bimëve kanabis. Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Fushë-Kuqe, shërbimet e policisë kanë sekuestruar 776 gramë lëndë të dyshuar heroinë, si dhe një peshore elektronike që dyshohet se përdorej për ndarjen e dozave. Në oborrin e banesës janë konstatuar gjithashtu 144 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat janë asgjësuar, ndërsa një pjesë është sekuestruar si provë materiale. Njoftimi i policisë: Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Veprimtaria”, për goditjen e veprimtarisë kriminale...