Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i rëndohet pozita penale

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i rëndohet pozita penale

SPAK ka vënë nën sekuestro vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi, ndërsa pozitat ndaj saj janë rënduar, duke iu shtuar akuzat për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, ndërsa më po hetohej për “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Referuar hetimeve të deritanishme nga Prokuroria e Posaçme, SPAK thekson se ekzistojnë dyshime se pasuria e sekuestruar lidhet me përfitimin e parregullt, të kërkuar dhe marrë nga shtetasja Belinda Balluku, në këmbim të favorizimit të operatorit ekonomik, përmes një procedure prokurorimi publik të zhvilluar nga Albcontrol sh.a. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përdorimin e veprimeve juridike të dyshuara si fiktive, me qëllim fshehjen e origjinës dhe pronësisë reale të pasurisë....