Sarandë, në 4 vite rreth 55 zyrtarë u përballën me drejtësinë

Sarandë, në 4 vite rreth 55 zyrtarë u përballën me drejtësinë

Rreth 55 zyrtarë publikë në Sarandë u përballën me drejtësinë në 4 vitet e fundit, duke shënuar kështu një rekord. Rreth 50 prej këtyre zyrtarëve u përballën me masa sigurimi të dhëna nga Prokuroria e Sarandës, SPAK apo në ndonjë rast të veçuar edhe nga Prokurori e ndonjë rrethi tjetër. Ndër institucionet më të goditura në këto 4 vite nga drejtësia ka qenë IMT e Bashkisë Sarandë dhe ASHK Sarandë, ndërsa nuk kanë shpëtuar edhe zyrtarë të drejtësisë, policisë, doganave, IKMT apo ARZM. Akuzat e ngritura ndaj tyre kanë qenë kryesisht “shpërdorim detyre” e “korrupsion pasiv”, ndërkohë që shumë procese vijojnë ende nëpër gjykata, me zyrtarë që edhe pse kanë dalë nga sistemi, rrezikojnë ende të rikthehen në qeli pas dënimeve që mund të jepen...