“Safin”, një perlë turistike në Orikum
U nisa drejt Orikumit. Një fundjavë ndryshe, mendova. Më një hezitim të vogël mora udhën përtej Vlorës drejt hotelit që më kishte adresuar një mik. Te rrethrrotullimi, pasi kalon Radhimën, ndalova për t’u siguruar se mos ngatërroja vendin e hotelit të shumë reklamuar në Tiranë. -A është larg që këtu hoteli Safin?- pyes policin e trafikut -Aa! Ec drejt, dhe do ta gjeni kollaj. Është hoteli dhe vendi më i bukur që është bërë vjet buzë detit në Orikum-tha polici, të cilit i zgjata një shishe uji, pasi temperatura shënonte 37.5 gradë. Arritëm në hotel. Një mrekulli na u shfaq, buzë detit e ku ishte mes hotelit e detit edhe një port jahtesh. Turistët kishin ardhur e vinin edhe me jahte nga deti, ku ankoronin...
Burimi:
kohajone.com