SafeJournalists dënon sulmin ndaj Elton Qynos: Sulmet ndaj gazetarëve nuk duhet të mbeten pa ndëshkim

SafeJournalists dënon sulmin ndaj Elton Qynos: Sulmet ndaj gazetarëve nuk duhet të mbeten pa ndëshkim

Sulmi fizik ndaj gazetarit investigativ të "Syri TV", Elton Qyno, ka vijuar të shkaktojë reagime edhe në organizatat që mbrojnë lirinë e medias. Pas Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, edhe rrjeti rajonal SafeJournalists ka dënuar ashpër ngjarjen, duke kërkuar një hetim të plotë, vënien e autorëve para përgjegjësisë dhe marrjen e masave për garantimin e sigurisë së gazetarit. LEXO EDHE: Pas sulmit ndaj Elton Qynos, reagon Unioni i Gazetarëve: Të garantohet menjëherë siguria e gazetarit Organizata vlerëson reagimin e Policisë së Shtetit, por thekson se sulmet ndaj gazetarëve për shkak të detyrës nuk duhet të mbeten pa ndëshkim. Më poshtë reagimi i plotë i SafeJournalists: SafeJournalists dënon sulmin fizik ndaj gazetarit investigativ Elton Qyno, më 30 korrik në Tiranë. Mirëpresim reagimin e shpejtë të Policia e Shtetit nisjen...