“Sa është paguar Dado për të rrëmbyer Veliajn?”. Ish-prokurori kërkon të jetë dëshmitar në gjyq: Më hoqi Ina Rama
Në Gjykatën Administrative, në çështjen e ngritur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kundër prokurorit të SPAK, Ols Dado, ka bërë kërkesë që të jetë palë në gjyq një ish-prokuror, Tom Dedaj, i cili pretendon se ëhtë larguar nga puna për t’i hapur vend në sistemin e drejtësisë pikërisht Dados. Dedaj: Më hoqën mua si prokuror dhe vunë Ols Dadon. Kurrë nuk e mora vesh për çfarë jam hequr. Unë e kam hapur një vend atje në mënyrë të paligjshme. Përkon kokë më kokë. Gjyqtari: Nëse Ols Dado shkarkohej nga detyra, ti çfarë interesi ke? Dedaj: Do të vendosej ligji në vend. Një veprimtari që merr në qafë njerëzit e tjerë. Gjyqtari: Çfarë të lidh me aktin. Dedaj: Më hoqën për mospëmrbushje detyrash....
Burimi:
javanews.al