Rriten krimet dhe procedimet penale në 2025, INSTAT: Mosha e autorëve nga 30-44 vjeç
Gjatë vitit 2025 është shënuar një rritje e ndjeshme e kriminalitetit në vend, sipas të dhënave më të fundit mbi statistikat e krimeve dhe drejtësisë penale. Sipas INSTAT, në total janë evidentuar 38.345 vepra penale, duke shënuar një rritje prej 17,4 % krahasuar me vitin 2024. Edhe numri i autorëve të dyshuar ka pësuar rritje, duke arritur në 45.334 persona, ose 13,2 % më shumë se një vit më parë. Pjesa dërrmuese e tyre janë meshkuj (93,3 %), ndërsa grupmosha më e përfaqësuar mbetet ajo 30-44 vjeç, që përbën 36,2 % të totalit. Rritje është shënuar edhe në numrin e personave të dëmtuar, që në vitin 2025 arriti në 19.145, ose 7,8 % më shumë se në vitin 2024. Nga këta, 39,3 % janë viktima...
Burimi:
javanews.al