Rrëzohet nga motori me 4 rrota, ndërron jetë 52-vjeçari nga Tirana
Një 52-vjeçar ka humbur jetën këtë të dielë në Kepin e Rodonit, teksa është aksidentuar duke lëvizur me një motor me rrota. Sipas policisë, viktima dyshohet se ka humbur kontrollin si pasojë e terrenit dhe është rrëzuar. Në mjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, e cila është lënduar lehtë. Njoftimi policor: Rreth orës 16:45, në vendin e quajtur “Kepi i Rodonit”, në një terren me shkurre, shtetasi A. K., rreth 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar një motomjet (me 4 goma), dyshohet se ka humbur kontrollin, si pasojë e terrenit, dhe është rrëzuar. Si pasojë, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, shtetasja E. K., 44 vjeçe, e cila është lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën....
Burimi:
opinion.al