Rrethohet nga RENEA, Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund
Autori i vrasjes në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, Nertil Buzi, i cili ndodhet ende në arrati, pretendon se ka humbur një shumë prej 730 mijë paundësh për shkak të familjarëve të ish-partneres së tij. I arratisur dhe me armë gjahu me vete, 35-vjeçari Nertil Buzi, sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, shfaqet duke qarë dhe shprehet se fajtorë për humbjen e këtyre parave janë familjarët e ish-partneres së tij. “Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund”, raportohet të jetë shprehur ai. Mëngjesin e sotëm ai vrau me armë zjarri ish-vjehrrin e tij, 55-vjeçarin Arben Plaka dhe plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka. Më pas ai u arratis nga vendngjarja duke marrë peng edhe ish-partneren, të cilën e la të lirë disa...
Burimi:
javanews.al