Rikthimi i emigrantëve pas pushimeve, fluks i lartë në pikën e Qafë-Botës, radhë të gjata në hyrje drejt Greqisë!

Rikthimi i emigrantëve pas pushimeve, fluks i lartë në pikën e Qafë-Botës, radhë të gjata në hyrje drejt Greqisë!

Përfundimi i pushimeve verore shoqërohet edhe me rikthimin e emigrantëve shqiptarë drejt vendeve të punës. Edhe pika e kalimit kufitar të Qafë Botës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh dhe radhë të gjata, kryesisht në drejtim të Greqisë. Sipas të dhënave nga pika kufitare, aktualisht në anën greke po punohet me dy sportele, ndërsa pala shqiptare ka vënë në funksion tre sportele, me qëllim përballimin e fluksit të udhëtarëve dhe përshpejtimin e procedurave të kontrollit. Radhët janë krijuar kryesisht në hyrje drejt Greqisë, në një periudhë kur lëvizjet ndërkufitare vijojnë të jenë të shtuara për shkak të sezonit turistik dhe kthimit të emigrantëve pas pushimeve. Autoritetet kufitare vijojnë punën për menaxhimin e situatës dhe reduktimin e pritjeve në pikën e kalimit të Qafë Botës.