“Revanshi”/ Tentativë vrasje e kultivim droge, SPAK kërkon 56 vite burg për 5 të pandehurit

“Revanshi”/ Tentativë vrasje e kultivim droge, SPAK kërkon 56 vite burg për 5 të pandehurit

SPAK ka paraqitur pretencën për një tjetër fraksion të dosjes “Revanshi”, duke kërkuar në total 56 vite burg për 5 të pandehur, mes të cilëve dy të afërm të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca. Sipas konkluzioneve përfundimtare të Prokurorisë së Posaçme, të paraqitura në GJKKO, për ish-efektivin e RENEA-s, Adrian Pikli, kërkohet dënimi me 10 vite e 6 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 7 vite. Për Edison Muçekun SPAK kërkon 9 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 6 vite. Të njëjtin dënim kërkon edhe për Elvis Ndrecën, djalin e xhaxhait të ish-deputetit Eduard Ndreca, për të cilin 9 vitet burg zbresin në 6 vite.