Putin refuzon të ndryshojë kursin, SHBA-të përgatisin sanksione të reja ndaj Kinës dhe BE-së
Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të besojë se ushtria e tij do të marrë nën kontroll të gjithë rajonin e Donbasit deri në fund të vitit, pavarësisht se zhvillimet në terren tregojnë një realitet krejt tjetër. Sipas një analize të publikuar nga mediat ndërkombëtare, kreu i Kremlinit mbështetet kryesisht te informacionet që i përcjellin bashkëpunëtorët dhe shërbimet sekrete, duke mos përdorur internetin dhe duke marrë raportet në formë të printuar. Sipas të dhënave të Institute for the Study of War (ISW), avancimi i ushtrisë ruse gjatë muajit të fundit ka rënë në vetëm një kilometër katror në ditë, një ritëm 16 herë më i ngadaltë se një vit më parë. Nëse ky ritëm vazhdon, Rusisë do t’i duheshin rreth 14 vjet për të pushtuar pjesën...
Burimi:
javanews.al