Rasti tronditës në Fier, pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online
Rasti i dhunës në grup të 17 vjeçares në Fier, sa vjen e nxjerr në dritë detaje më tronditëse. Gjykata ka ndryshuar masat e sigurisë për vajzat që dhunuan të miturën. Për njërën 15 vjeçare është caktuar masa e mjekimit të detyruar pasi dyshohet se vuan nga probleme mendore, për 19 vjeçaren u caktua “arrest me burg” ndërsa për 15 vjeçaren tjetër, “arrest shtëpie”. Tre vajzat po hetohen edhe për vepra të tjera penale. Të dhënat e siguruara deri më tan inga policia, tregojnë se adoleshentet kishin krijuar një skemë shantazhi me anë të të cilës fusnin në kurth burra, të cilët fillimisht i joshnin duke u lënë takim në hotel dhe më pas aty shfaqej dikush që i fotografonte. Pre e këtij rrjeti shantazhi kishte...
Burimi:
javanews.al