Raporti 2025, Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve

Raporti 2025, Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë vjetore të institucionit dhe gjendjen e kriminalitetit për vitin 2025, duke paraqitur të dhëna që tregojnë një rritje të ngarkesës së punës dhe të procedimeve të trajtuara nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm. Gjatë fjalës së tij, Çela vlerësoi angazhimin e prokurorëve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në luftën kundër kriminalitetit, duke theksuar se rezultatet e arritura janë produkt i profesionalizmit dhe koordinimit mes institucioneve ligjzbatuese. “Gjatë vitit 2025, nga ana e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm pati angazhim me profesionalizëm në të gjitha nivelet, në bashkëpunim me institucione të tjera, duke arritur një sërë rezultatesh pozitive në veprimtarinë hetimore dhe në zbatimin e drejtësisë penale, përballë një ngarkese të lartë pune”,...