Radhë kilometrike mjetesh në Bradashesh, udhëtarët: Situata është e përsëritur, veçanërisht gjatë fundjavave

Radhë kilometrike mjetesh në Bradashesh, udhëtarët: Situata është e përsëritur, veçanërisht gjatë fundjavave

Udhëtimi është kthyer në makth për qytetarët që shkojnë nga Tirana drejt Elbasanit. Nga dalja e tunelit deri në qytet drejtuesit e mjeteve janë përballur me trafik të rënduar. Atyre u është dashur rreth 1 orë për të mbërritur në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Edhe në këtë nyje të rëndësishme të vendit situata është e njëjtë, me radhë automjetesh që arrijnë në disa kilometra. Situata është e rënduar edhe në unazën e qytetit. Qytetarët thonë se po presin gjatë në trafik, ndërsa nuk mundin të përfundojnë punët e tyre. “Kemi nja tre çerek ore, 10 min nga Tirana, tre çerek ore këtu”. “Dje kështu ishte, më keq dje. Nesër prapë kështu është. E kemi program këtë ne”. Kjo radhë me automjete krijohet në nisje të sezonit...