Qëlloi me armë në ajër, 31-vjeçari tregon arsyen: Humba para në skedina
Amarild Xhamaqi, personi që qëlloi në ajër mbrëmjen e së dielës në zonën e “Ali Demit”, tregoi arsyen e veprimit të tij. 31-vjeçari ka deklaruar në polici se qëlloi me armë pasi ishte mërzitur se kishte humbur para në skedina. I riu qëlloi 4 herë në ajër dhe ishte në gjendje të dehur. Njoftimi i policisë: Qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, municion luftarak, sëbashku me automjetin. Menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën e Alidemit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje...
Burimi:
javanews.al