Qëllohet me armë gjatë një konflikti në Velipojë, dy persona në spital
Një konflikt mes dy personave është shënuar sot rreth orës 13:35 në Velipojë. Sipas njoftimit të policisë gjatë sherrit ata kanë përdorur edhe sende të forta, teksa është qëlluar edhe me armë zjarri në ajër. 2 personat e përfshirë në sherr kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore. Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:35, në Velipojë, dyshohet se shtetasit A. R. dhe K. G. janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar të 2 këta shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri, në ajër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë,...
Burimi:
javanews.al