Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurimit ndaj regjisorit Petri Bozo, duke zëvendësuar masën “arrest në burg” me “arrest në shtëpi”. Bozo u arrestua, pasi përplasi për vdekje të miturin7-vjeçar në aksin nacional Elbasan-Librazhd. Aksidenti tragjik ndodhi paraditen e 25 majit. 7-vjeçari po kalonte rrugën së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë. Pas ngjarjes Petri Bozo dëshmoi në polici se nuk e kishte vënë re fëmijën edhe pse lëvizte me shpejtësi të ulët. Madje kishte përshëndetur edhe policin para se të godiste për vdekje të miturin.