Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Mustafa Sheqerin, dënohen ish-zyrtarët e AMP

Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Mustafa Sheqerin, dënohen ish-zyrtarët e AMP

Gjykata e Tiranës këtë të mërkurë mori vendimin dhe ka dënuar me nga 9 muaj burg dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP-së. Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre. Ish-zëvendësdrejtori dhe drejtori i komanduar dhe shefi i financës dhe shërbimeve mbështetëse janë dënuar me nga 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur me 1/3, duke zbritur në 6 muaj heqje lirie. Megjithatë, gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg dhe konvertimin e tij në 1 vit shërbim prove. Atentati i Rinasit Në rrethrrotullimin e Rinasit, një automjet i zuri pritë mjetit ku po udhëtonte Mustafa Sheqeri dhe Gilmando Dani. Tre persona dolën prej mjetit dhe qëlluan me breshëri plumbash. Gilmando Dani ishte...