Pulëbardha me fishek në gojë/ Artan Hoxha rrëfehet: Ja pse Saranda është kthyer në arenë të bandave

Pulëbardha me fishek në gojë/ Artan Hoxha rrëfehet: Ja pse Saranda është kthyer në arenë të bandave

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, deklaroi se Saranda nuk është më qyteti i qetë që ishte dikur, por është kthyer në një nga zonat ku po përplasen grupet më të fuqishme kriminale të vendit. Hoxha tha se ndryshimi nisi me rritjen e investimeve dhe të vlerës së pronave, çka, sipas tij, e bëri qytetin shumë tërheqës për botën e krimit. “Saranda nuk ka qenë kurrë zonë problematike. Përkundrazi, njerëzit problematikë nga veriu shkonin atje për pushime, sepse ishte një zonë shumë e qetë. Mirëpo, me rritjen e investimeve, me rritjen e vlerës së pronës dhe me hyrjen e investitorëve strategjikë, Saranda u bë një zonë shumë joshëse. Dhe ku shkon krimi? Shkon te paraja. Fillimisht blenë ambiente e apartamente, më pas hotele, u bënë aksionerë,...