Pse flakët u përhapën me shpejtësi? Inxhinieri: Materiali kapot ‘i vë flakën’ tërë Tiranës, vetëm shkuma fik zjarrin
Inxhinieri Arben Meçe paralajmëron se fasadat e pallateve në Shqipëri, të ndërtuara me polisterol dhe grafiato, paraqesin rrezik të lartë për zjarr. Sipas tij, ky material është lehtësisht i djegshëm, i vështirë për t’u shuar dhe prodhon tym shumë toksik që rrezikon jetën e banorëve. Ai kërkon hetim të plotë të rasteve të fundit për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Sipas tij, ky material është bombë për çdo apartament sepse materiali kapot merr flakë shpejtë. “Po digjet fasada dhe në të dyja rastet do të ndodhë e njëjta ngjarje. Sot në Shqipëri teknologjia e bërjes së fasadave të ngrohta është me polisterol, e më pas suvatim me grafiato. Të gjitha pallatet bëhen në këtë formë. Kjo teknologji duhet të zhduket sepse...
Burimi:
javanews.al