Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV! Organizatorët tregojnë se çfarë pritet të ndodhë nesër 

Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV! Organizatorët tregojnë se çfarë pritet të ndodhë nesër 

Në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet nesër në Tiranë një protestë dhe marshim drejt ambasadës maqedonase në vendin tonë. Organizatorët, Kol Marku dhe Kristian Nela, deklaruan në A2 CNN se protesta do të nisë në orën 17:00 në Sheshin Skënderbej dhe më pas do të vijojë me marshim drejt ambasadës maqedonase. Sipas Kol Markut, protesta është totalisht apartiake dhe synon të përcjellë një mesazh solidariteti për të drejtat e shqiptarëve dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. “Gjithçka lindi nga një grup studentësh që tentoi t’i bashkojë protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që u mbajt më datë 18 maj. Ne kuptuam që bashkëkombasit tanë shqiptarë atje janë në një tension, janë një presion nga...