Protestat masive kundër Ramës/ Policia zbaton urdhrat, procedon 15 qytetarë

Protestat masive kundër Ramës/ Policia zbaton urdhrat, procedon 15 qytetarë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 qytetarë në lidhje me protestën e zhvilluar në kryeqytet, duke i akuzuar për organizim dhe manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit. Sipas njoftimit zyrtar, nga veprimet hetimore ka rezultuar se tubimi, i njoftuar për t’u zhvilluar nga ora 19:00 deri në 22:00 në Sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka vijuar më pas në disa akse të tjera rrugore të Tiranës. Protestuesit kanë lëvizur në Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllok dhe në segmente të Unazës, ku sipas Policisë është bllokuar qarkullimi i automjeteve, duke tejkaluar orarin dhe perimetrin e miratuar për zhvillimin e tubimit. Në kuadër të procedimit penal janë sekuestruar në...