Protestat kundër projektit në Zvërnec, pezullohet Drejtori i Policisë së Vlorës
Drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, është pezulluar këtë të shtunë, 30 maj, nga detyra e tij pas protestave të qytetarëve kundër projektit në Zvërnec. Sipas njoftimit për shtyp nga Policia e Shtetit, arsyeja e pezullimit vjen si pasojë e raportimit të gabuar lidhur me një nga protestuesit, të cilit i janë shkaktuar dëmtime në trup nga punonjësit e shoqërisë private. Kështu, u proceduan penalisht dy punonjësit e shoqërisë private të sigurisë, konkretisht shtetasit G. V., 41 vjeç, dhe A. G., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë. “Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkon ndjesë publike për raportimin e gabuar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, lidhur me qytetarin, që në fakt nuk është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, sikundër...
Burimi:
javanews.al