Protesta në Zvërnec/ Ministria e Punëve të Jashtme reagon për lëndimin e qytetarit grek: Keqardhje për situatën e regjistruar

Protesta në Zvërnec/ Ministria e Punëve të Jashtme reagon për lëndimin e qytetarit grek: Keqardhje për situatën e regjistruar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për protestën e një dite më parë në Zvërnec, gjatë së cilës u lëndua edhe një shtetas i minoritetit grek. Në reagimin e publikuar në faqen zyrtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhje për situatën e ndodhur. Ministria thotë se autoritetet shqiptar dhe greke kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm lidhur me ngjarjen. Gjithashtu thekson se Shqipëria mbetet e përkushtuar në forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për situatën e regjistruar dje në Zvërnec, ku ndodhi një përplasje fizike ndërmjet një grupi protestuesish dhe punonjësve të një shoqërie private sigurie të kontraktuar nga kompania që po...