Protesta në Zvërnec, Hita: Policia nuk merret me heqje gardhi, s’është kompetenca e jona

Protesta në Zvërnec, Hita: Policia nuk merret me heqje gardhi, s’është kompetenca e jona

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka deklaruar se Policia e Shtetit ka detyrimin të garantojë rendin dhe sigurinë e protestuesve, por njëkohësisht edhe të mbrojë integritetin e pronës private që disponon dokumentacion të rregullt ligjor. Gjatë një deklarate për mediat nga Vlora, Hita theksoi se territori ku është zhvilluar ngjarja në Zvërnec rezulton pronë private me dokumentacion të rregullt hipotekor dhe me leje ligjore për rrethim. “Policia e Shtetit ka detyrë të garantojë rendin dhe sigurinë e protestuesve, por po ashtu ka detyrë të mbrojë integritetin e çdo prone private që zotëron dokumentacion të rregullt ligjor. Konkretisht, territori i rregulluar rezulton pronë private me dokumentacion të rregullt hipotekor dhe me autorizim ligjor për rrethim,” u shpreh Hita. Ai u bëri thirrje...